Mos u mashtroni, këto nuk janë pamje nga tragjedia në ajër ku humbi jetën Kobe Bryant (VIDEO)

Basketbollisti i njohur Kobe Bryant do të kishte një fund tragjik, bashkë me 8 persona të tjerë si pasojë e rrëzimit të helikopterit me të cilin po fluturonin ditën e djeshme.

Përveç lajmit për humbjen e tij, në rrjet po qarkullojnë me shpejtësi edhe pamjet e aksidentit.

Por kujdes, kjo video që ju mund të keni parë nuk i përket aksidentit tragjik që i mori jetën Bryant, vajzës së tij 13 vjeçare dhe pjesëtarëve të tjerë në bord.

Nga një kërkim i Albeu.com rezulton se këto pamje janë regjistruar në datën 5 janar të vitit që lamë pas.

Helikopteri është rrëzuar në Jebel Jais. Në pamje shihet se ky helikopter shpëtimi është përplasur në male në Ras Al Khaimah duke vrarë të gjithë ekuipazhin e saj./albeu.com/


Shtuar 27.01.2020 09:05