Modriç me shumë gjasa luan sezonin e tij të fundit te Reali i Madridit

Luka Modriç është një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe padyshim ka qenë zemra e ekipit të Realit dhe kombetares së Kroacisë në arritjen e sukeseve të mëdha.

Tashmë në moshën 35-vjecare, vërehet qartë një rënie e formës së lojtarit gjë që mund ta çojë në një “divorc” me Realin në fund të sezonit.

Rikthimi në verë nga huazimet i Dano Ceballos e Martin Odegaard apo blerja e mundshme e Van De Beek do të mbyllnin hapësirat për ish fituesin e Topit të Artë ndaj dhe mundësitë e largimit të tij janë tepër konkrete. /albeu.com/


Shtuar 3.02.2020 11:00