Modeli i flokëve që nuk harrohet kurrë, Fenomeni tregon arsyen se përse e bëri

Të gjithë ato që e kanë parë Botërorin e vitit 2002 iu ka bërë përshtypje modeli i çuditshëm i flokëve të Ronaldos (Fenomeni)

Braziliani kishte lënë vetëm pak flokë në pjesën e përparme të kokës, duke i çuditur të gjithë me këtë veprim. Mirëpo kur kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë, Ronaldo ka zbuluar arsyen se pse zgjodhi pikërisht atë model të çuditshëm.

“Kisha një dëmtim në gju dhe të gjithë po flisnin për këtë. Vendosa të pres flokët dhe të lë vetëm një pjesë të vogël përpara. Shkova në stërvitja dhe të gjithë reaguan keq kur panë flokët. Të gjithë nisën të flisnin për flokët dhe e harruan krejtësisht dëmtimin. Unë isha më i qetë dhe i relaksuar. Nuk ndihesha krenar për modelin e flokëve, pasi ishte shumë i çuditshëm. Gjithsesi ishte rruga më e mirë për të larguar vëmendjen e të gjithëve nga dëmtimi.”


Shtuar 5.01.2020 12:08