Mkhitaryan bind Romën, klubi kryeqytetas gati të blejë kartonin e sulmuesit

Roma kërkon të sigurojë përfundimisht kartonin e Henrikh Mkhitaryan, i cili është i huazuar nga Arsenal që nga vera e shkuar.

Sipas mediave angleze, marrëveshja mund të mbyllet për 11 milionë euro, një shifër që kënaq edhe pritshmëritë e “Topçinjve”. Gjithsesi, klubi italian pritet të bëjë edhe një tentativë për të ulur çmimin e armenit, duke përfshirë në tratativa kartonin e ndonjë lojtari verdhekuq.

Gjatë këtij sezoni, 31-vjeçari ka luajtur në 13 sfida me kryeqytetasit dhe ka gjetur rrugën e rrjetës 6 herë.


Shtuar 4.05.2020 12:43