Messi thyen rekord në rrjetet sociale pas deklaratës se do largohej nga Barça, mbi 10 milionë postime

Letra dërguar Barcelonës e Lionel Messit ka qenë tema kryesore dje në mbrëmje në mediat ndërkombëtare.

Ylli argjentinas ka kërkuar largimin nga Camp Nou dhe menjëherë është mbledhur bordi i klubit për ta diskutuar këtë kërkesë.

Rrjetet sociale, në veçanti Twitter ka qenë i mbushur me postime ku është përmendur emri i gjashtë herë kampionit të Botës.

Emri Messi është përmendur në mbi 10 milionë postime që janë publikuar në Twitter.

Ky është një rekord në këtë rrjet social.


Shtuar 26.08.2020 11:32