Messi për përgjigjen ndaj Abidal: Nuk mund ta lija drejtorin sportiv të më sulmonte ashtu

Lionel Messi ka komentuar edhe ceshtjen që bëri shumë bujë mes tij dhe drejtorit sportiv të Barcelonës, Eric Abidal.

Messi ka thënë se nuk ka mundur ta linte Abidalin ta sulmojë atë dhe bashkëlojtarët e tij, pasi francezi i kishte fajësuar lojtarët e Barçës për shkarkimin e trajnerit Ernesto Valverde.

Messi i kishte reaguar ish-bashkëlojtarit duke i kërkuar të mos e njolloste emrin e lojtarëve dhe i kishte bërë thirrje të merrte përgjegjësi për vendimet e veta.

Tani, në një intervistë për Mundo Deportivo, Messi ka shpjeguar se i kishte reaguar Abidalit sepse ishte ndier i sulmuar nga francezi.

“Reagova sepse ndjeva se më sulmoi. Shumë gjëra thuhen për zhveshtoren tonë, se kinse ne kontrollojmë gjithçka dhe se ne i shkarkojmë dhe i emërojmë trajnerët, sjellim lojtarë, veçanërisht unë. Sikur unë kam shumë pushtet dhe marr vendime”, tha Messi.

“Më shqetësoi sepse kjo u tha nga një person brenda klubit, nga drejtori sportiv. Fakti që ai na futi neve lojtarëve në qendër të këtij problemi ishte çmenduri. Ai merr vendime. Këtë doja ta sqaroja, sepse nuk mund ta lija drejtorin sportiv të më sulmonte ashtu”


Shtuar 20.02.2020 14:58