Messi fiton betejën ligjore për të regjistruar markën e tij tregtare

Lionel Messi mund të regjistrojë një markë tregtare nën emrin e tij, konfirmoi sot gjykata më e lartë evropiane pas një mosmarrëveshje ligjore nëntëvjeçare.

Gjykata e Drejtësisë e BE-së kështu konfirmoi gjykimin e Gjykatës së Përgjithshme nga viti 2018, i cili thotë se për shkak të famës së lojtarëve të Barcelonës, nuk ka gjasa që marka e tij të ngatërrohet me markën spanjolle të biçikletave që tingëllon e ngjashme me “Masi”.


Shtuar 17.09.2020 18:13