Mesazhi i Messit për Valverden pas shkarkimit

Futbollistët e Barcelonës kanë filluar të shkruajnë lamtumirat e tyre për Ernesto Valverden pas shkarkimit të tij nga posti i trajnerit.

I radhës është ylli më i madh i ekipit, Leo Messi.

Reprezentuesi argjentinas ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta përshëndetur Valverden, përcjell lajmi.net.

“Faleminderit për të gjitha, trajner. Jam i sigurt se do të shkojë mirë ku do që do vazhdosh sepse përveç se je një profesionist i madh, je një person i mrekullueshëm”, shkroi Messi në Instagram.

“Të uroj fat dhe një përqafim të madh”, u shpreh ai bashkuar në fotografinë e tij së bashku me Valverden.


Shtuar 14.01.2020 14:31