Mbappe: Më mungon shumë Buffon! (FOTO LAJM)

Duket se largimi i Gianluigi Buffon nga PSG, ka lënë gjurmë te Kylian Mbappe. Në një intervistë për “L’Equipe”, sulmuesi francez është shprehur se largimi i Buffon nuk ishte i lehtë për të.

Buffon dhe Mbappe ishin shokë skuadre te PSG gjatë sezonit futbollistik 2018-19, ku së bashku fituan Ligue 1.

Mirëpo, 41-vjeçari vendosi të kthehej te Juve verën e kaluar dhe sulmuesi pranon se ai ishte ‘shumë i rëndësishëm për të’.

“Gjithmonë jam i prirur për t’i dëgjuar “pleqtë”. Buffon, gjithashtu, ishte shumë i rëndësishëm për mua. Kam mësuar shumë prej tij”.

“Unë kam qenë shumë i lidhur me Lassana Diarra dhe largimi i tij ishte tronditës për mua, të njëjtin efekt pati edhe ai i Buffon”, u shpreh Mbappe.


Shtuar 27.06.2020 12:42