Manaj nis stërvitjen me Barcelonën, gati për debutim

Rei Manaj është gati të debutojë me fanellën e një pre klubeve më të mirë në botë, Barcelonës. Lushnjari ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u bashkuar me ekipin e dytë të klubit katalanas.

22-vjeçari u pikas nga drejtuesit e gjigantëve spanjoll te klubi i Albasetes, ku arriti të jetë një nga lojtarët kryesorë të ekipit.

Ditën e sotme faqja zyrtare e klubit në “Twitter” ka postuar disa foto nga momentet e stërvitjes në stadiumin “Johan Cruyff” dhe mes tyre ishte edhe sulmuesi i kombëtares sonë. Kështu, Manaj ka kaluar infeksionin në vesh, problem që e mundonte prej kohësh, madje shtyu edhe ardhjen e tij te Barcelona.

Manaj do të provojë të çaje mes talenteve të shumtë të dalë nga La Masia. Abel Ruiz është kundërshtari kryesor në sulmin e katalanasve. Talenti spanjoll pritej të huazohej në një prej ekipeve të La Ligas, diçka që nuk ndodhi dhe sulmuesit të kombëtares sonë i shtohen konkurrentët për një vend në formacion.


Shtuar 24.01.2020 16:06