Man United vëzhgoi nga afër dy futbollistë të Juventusit në ndeshjan ndaj Cagliarit

Manchester United është duke përcjell disa përforcime të mundshme nga Juventus.

Përfaqësues të “Red Devils” kanë qenë prezent në Allianz Stadium gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Cagliarit, të hënën.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se ata kanë vëzhguar mbrojtësin Merih Demiral dhe mesfushorin Emre Can.

Mirëpo, në prag të takimit drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar se Can zë vend në planet e Bianconerëve për pjesën e dytë të sezonit.

Kurse, Demiral nuk është në shitje edhe pse së fundmi ka marrë oferta nga Leicester City dhe Borussia Dortmund.


Shtuar 7.01.2020 10:16