Luca Toni i ashpër me Sarrin: Me lojën e tij Ronaldo po duket lojtar normal

Juventusi mbrëmë u mposht në finale të Kupës së Italisë nga Napoli pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja e rregullt përfundoi pa gola derisa Juve bëri një lojë aspak të mirë.

Ish-sulmuesi italian, Luca Toni ka kritikuar ashpër ndeshjen e zhvilluar nga Sarri.

“Maurizio Sarri ka probleme serioze në Juventus. Një lojë kaq e keqe dhe e ngadalshme e bën Cristiano Ronaldon të duket futbollist normal”, ka thënë Toni.

Juventus mban primatin në Serie A derisa Lazio është vetëm një pikë mbrapa.


Shtuar 18.06.2020 08:45