Lojtari i skuadrës angleze shërohet nga koronavirusi vetëm dy ditë pasi doli pozitiv

Lojtari i Norwich që testoi pozitiv për koronavirus të dielën, që nga ajo kohë ka kthyer një test negativ, ka thënë drejtori sportiv i klubit Stuart Webber.

Lojtari ishte një nga dy rastet pozitive nga 1.200 testet e kryera në të gjithë Premierligëndhe Sky Sports News mund të konfirmojnë se ai luajti në miqësoren e së premtes në prag të ndeshjes kundër Tottenham.

Ai tani është duke ndërmarrë një periudhë shtatë-ditore të izolimit, që e bën të humb ndeshjen e Norwich kundër Southampton këtë të premte.

‘Canaries’ kanë bërë testin privat me lojtarin i cili është rikthyer negativ – dy ditë pasi kishte rezultuar pozitiv. /


Shtuar 16.06.2020 10:46