Lojtari i Juventusit i thotë “PO” largimit, ku do e shohim

Sulmuesi anësor i Juventusit, Marko Pjaca ka pranuar të bashkohet me Anderlechtin.

Sulmuesi 24-vjeçar do të kalojë në formë huazimi në Belgjikë me një mundësi për të qëndruar edhe një sezon tjetër, shkruan “Calciomercato”.

Olympiacos, Cagliari dhe Sampdoria prej kohësh po monitoronin kroatin që ka zgjedhur një tjetër destinacion.

Kujtojmë që kartoni i Pjacas zotërohet nga Juventusi por së fundmi ai ishte huazuar te Fiorentina por nuk arriti që të lërë gjurmë.


Shtuar 31.01.2020 10:22