Liverpool “merr hak” për Superkupën, të kuqtë mposhtin Arsenal (VIDEO)

Jurgen Klopp nuk mund të toleronte një tjetër humbje përball Arsenalit, pas asaj për Superkupën e Anglisë dhe kjo u tregua në përballjen që dy ekipet patën në ndeshjen mbyllëse të javës së 3 të Premier League.

Liverpool arriti të fitojë me rezultatin 3-1 përballë Arsenalit në një ndeshje të mbushur me raste, emocione dhe luftë sportive.

Skuadra Arteta-s kaloi e para në avantazh me një gol të Lacazette në minutën e 26 të takimit, falë një gabimi në mbrojtjen e vendasve. Por ky avantazh zgjati vetëm 3 minuta pasi “Të kuqtë” barazuan me Mane. Goli i avantazhit erdhi po në pjesën e parë nga Robertson në të 34-ën.

Në pjesën e dytë miqtë patën disa raste shumë të pastra për të barazuar rezultatin, por gabuan shumë përpara portës, pa nënvlerësuar dhe formën e mirë të portierit Alison. Atëherë kur ndeshja mendohej e mbyllur erdhi dhe goli i tretë për Liverpool nga Jota.

Tashmë Liverpool renditet pas Leicester dhe Everton me pikë të plota pas 3 ndeshjesh.


Shtuar 28.09.2020 21:20