Leeds Utd i Marcelo Bielsa rikthehet në Premier League pas 2 dekadash?

Leeds United dhe WBA do të fitonin promovim në Premierligë, nëse kampionati anulohet, me Play Off që do të luhet normalisht.

Këto ditë në Angli është ngritur si çështje përfundimi i sezoneve të futbollit, më vëmendje Premierligën dhe Championshipin, si nivelet më të larta të futbollit në këtë vend.

The Guardian pretendon se kryesuesit e tabelës në Championship, Leeds United dhe WBA, do të promovohen automatik në Premierligë, me katër skuadrat tjera që do të luajnë në Play Off.

Kjo do të thotë se Play Off do të luhet mes Fulham, Preston Brentford dhe Nottingham Forest.

Për Leeds United, promovimi do të ishte një emocion i vërtetë, që do të rikthehej në Premierligë pas një kohe të gjatë.

Kujtojmë se Leeds United është një skuadër me traditë në Angli, dhe deri pak pas viteve 2000, ishte pjesë e skuadrave që renditej në krye të renditjes në Premierligë.


Shtuar 1.05.2020 15:22