Leeds nuk ndalet në merkato, interesohet për yllin e PSG-së

Leeds United thuhet se po kërkon të nënshkruajë me yllin e PSG Julian Draxler këtë verë.

Leeds janë rikthyer në Premierligë këtë sezon për herë të parë që nga viti 2004 pasi kanë fituar Championshipin edicionin e kaluar.

Rodrigo dhe Robin Koch janë transferuar në ‘Elland Road’ ndërsa Helder Costa e bëri kalimin të përhershëm nga Wolves.Trajneri Marcelo Bielsa ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re megjithëse Leeds vazhdon të jetë e zënë në afatin kalimtar të kësaj vere.

Dhe RMC Sport raporton se Leeds kanë filluar një përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin gjerman Draxler.26-vjeçari ka një vit të mbetur në kontratën e tij me gjigantët e Ligue 1 PSG, megjithëse raporti shton se Draxler ‘nuk i është përgjigjur pozitivisht’ qasjes së skuadrës angleze


Shtuar 8.09.2020 17:00