“Jemi të shkatërruar”, Lakers dalin me deklaratë për Kobe Bryant

Lakars ka lëshuar një deklaratë katër ditë pasaksidentit tragjik të Bobe Bryant.

“Jemi të shkatërruar dhe kemi pësuar ndryshim të pakthyeshëm nga vdekja e papritur e Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna. Ne ua dërgojmë dashurinë tonë Vanessas, familjes Bryant dhe të gjitha familjeve të viktimave të tjera”, shkruan në deklaratën e lëshuar nga Lakers.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se çfarë rëndësie kishte Kobe për Los Angeles Lakers, tifozët dhe qytetin tanë. Më shumë sesa një basketbollist, ai ishte një baba, bashkëshort dhe bashkëlojtar i dashur. Dashuria dhe drita e dytë do të mbetet në zemrën tonë përgjithmonë”.

“Fondacioni Mamba Sports e ka nisur fondin MambaOnThree për t’i ndihmuar familjet e tjera të prekura nga kjo tragjedi. Për të ndihmuar, ju lutem vizitojeni MambaOnThree.org. Për ata që janë frymëzuar ta vazhdojnë trashëgiminë e Kobe dhe Giannas për sportet e të rinjve, ju lutem vizitojeni MambaSportsFoundation.org”.

Të martën në mbrëmje, hetuesit treguan se si besojnë ata se u rrëzua helikopteri, duke i detajuar momentet finale të fluturimit që ka tronditur botën e sportit për shkak të reputacionit global të ish-basketbollistit të LA Lakers.


Shtuar 30.01.2020 13:22