Lajme të mira për PSG-në, Neymar gati për Dortmundin

Neymar është rikthyer nga dëmtimi vetëm pak ditë para ndeshjes ndaj Dortmund në Champions.

Neymar pësoi dëmtim të brinjëve gjatë fitores 5-0 të PSG në shtëpi ndaj Montpellier më 1 shkurt, gjë që e ka detyruar atë të mungojë në katër ndeshjet e fundit të skuadrës.

Braziliani humbi fitoret ndaj Nantes dhe Lyon, dhe gjithashtu mungoi në çerekfinalen e Kupës Franceze ndaj Dijon.

28-vjeçari kishte kërkuar rikthimin në fushë kur PSG u përball me Amiens të shtunën, por Tuchel në fund të fundit vendosi të mos rrezikojë sulmuesin për ndeshjen.

Ai është përfshirë në listën e lojtarëve që kanë udhëtuar në Gjermani, për përballjen deçizive ndaj Dortmund.


Shtuar 17.02.2020 14:20