Lajme të mira nga La Liga, kjo është data e mundshme për rifillimin e kampionatit

Në rastin më të mirë të mundshëm, La Liga mund të rifillojë në 28 maj, thotë presidenti i saj Javier Tebas.

Që nga 11 marsi kur Atletico eleminoi Liverpoolin nga Champions nuk është zhvilluar asnjë ndeshje tjetër.

Tebar thotë se stërvitjet nuk do të fillojnë deri në përfundimin e masave urgjence që janë në 26 prill.

Tebas zbuluar tre data që janë duke u diskutuar aktualisht me UEFA, duke thënë: “Nga të gjitha skenarët e ndryshëm që ne kemi shikuar me UEFA të kthehemi në aksion, ato më të mundshme janë 28 maji, 6 qershor ose 28 qershori”, tha ai .

“Ne nuk mund të themi një datë të saktë. Kjo do të na jepet nga autoritetet në Spanjë. Por ne ende kemi kohë për t’u rikthyer në stërvitje para kësaj”. /


Shtuar 7.04.2020 13:12