LA LIGA/ Pas Barcelonës, sot është radha e Realit të zbresë në fushën e blertë

Kampionati spanjoll ka rifilluar, dhe ashtu siç është pritur, ka dhënë disa ndeshje spektakolare, përfshirë fitoren e mbrëmshme të Barcelonës.

Sot është radha që në fushë të kthehet gjiganti tjetër spanjoll, Real Madrid. ‘Los Blancos’ do të përballen me Eibar, me fillim nga ora 19:30.

Fitorja do të jetë tejet e rëndësishme për skuadrën e udhëhequr nga Zinedine Zidane, në mënyrë që të mbahet distanca në vetëm dy pikë me liderët e Barcelonës.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në Baski, kur me fillim nga ora 14:00, Athletic Bilbao pret skuadrën e Atletico Madrid.

Kurse, me fillim nga ora 22:00, Real Sociedad luan në shtëpi kundër Osasuna


Shtuar 14.06.2020 07:08