Ky do të jetë pasuesi i Messit dhe Ronaldos sipas Wenger

Ish trajneri i Arsenal ka mbështetur Kylian Mbappe për të marrë primatin si lojtari më i mirë në botë, pas Messi e Ronaldos.

Wenger beson se franca mund ta ketë futbollistin më të mirë në botë, por pa lënë anash Neymar JR.

“Lionel Messi… ne nuk kemi parë ndonjë lojtar të atij lloji që mund të jetë tejet kreativ në secilën situatë të vështirë”, ka thënë Wenger.

“Këta lojtarë po vijnë drejt fundit, Messi dhe Ronaldo”, shtoi francezi.

“Tani kemi të bëjmë me gjeneratën e re dhe gjenerata e re mund të jetë franceze. Për momentin, lideri mund të jetë Mbappe. Sigurisht, edhe Neymar”, tha ndër të tjerash Wenger.

Kylian Mbappe po lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid. Një hap i tillë do ta vinte atë në një pozitë më të mirë, pasur parasysh dallimin e La Liga dhe Ligue 1.


Shtuar 9.05.2020 20:29