Një moment i pazakonte ka qenë për moderatoren Evi Reçi e cila ka zhvilluar një intervistë me këngëtaren Teuta Kurti e cila ishte futur në tualet.
Teksa u shpreh se nuk është e lehtë të kujdeset për fëmijët gjatë këtyre ditëve në karantinë, kjo u dëshmua dhe live.
Meqënëse këngëtarja nuk po e zhvillonte siç duhet intervistën, u detyrua të shkonte në tualet për të komunikuar më qetë.
“Ardhja në jetë e binjakëve, përkushtimi ndaj tyre, më ka bërë t’i largohem skenës. Shumica më thonë “nuk je e vetmja që ke bërë fëmijë”. Është shumë e vërtetë.
Por kur vendosa të krijoj familje, kam dashur t’i përkushtohem vetëm saj. Vitet që rriten fëmijët nuk kthehen, ndërsa paraqitjet në skenë janë të shumta”, u shpreh këngëtarja, nënë e tre fëmijëve.