Kukësi triumfon mes polemikash ndaj Partizanit, verilindorët marin kreun (VIDEO)

Kukësi ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Partizanit me një gol të Abazajt në min e 67, shkruan Albeu.com.

Por të kuqtë nuk u pajtuan me golin teksa protestuan ashpër ndaj arbitrit duke pretenduar se topi nuk e ka kaluar vijën fatale.

Një situatë tepër e vështirë për t’u përcaktuar megjithatë goli sinjalizohet nga gjyqtari i linjës.

Ndërkohë me këtë fitore Kukësi mban vendin e parë me 35 pikë një pikë më shumë se Tirana e vendit të dytë, ndërsa Partizani vijon krizën e rezulateve. Të kuqtë tashmë zbresin në vendin e 6 me 28 pikë. /albeu.com/


Shtuar 26.01.2020 19:55