Kritikohet nga të gjithë, por Higuain me statistika është para Messit dhe Ronaldos

Gjatë dekadës së fundit në kampionatin spanjoll, Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo kanë thyer shumë rekorde dhe kanë arritur statistika të frikshme në aspektin e golave.

Ata janë sulmuesit më me shumë gola dhe asiste. Leo Mesi ka shënuar 350 gola dhe ka dhënë 137 asiste, ndërsa Ronaldo ka shënuar 280 gola dhe 80 asiste. Por ka një statistikë që ata nuk e thyejnë dot dhe atë vazhdon ta mbajë ende Gonzalo Higuain.

Do të ishte logjike të mendosh që të dy do të ishin të parët në goditjet drejt portës kundërshtare, por në fakt nuk janë as në pesëshe. Sulmuesi me më shumë goditje drejt portave kundërshtare është Gonzalo Higuain me 29.09%. Në epokën e tij te Reali i Madridit e arriti diçka të tillë, ndërsa Mesi me 20.93% dhe Kristiano me 16.22% as nuk i afrohen.

Katër futbollistët e tjerë më të mirë sesa Mesi dhe Ronaldo për goditjet në portë janë Sançez në epokën e tij te Barcelona, Karlos Kastro, Bakambu dhe Gameiro.


Shtuar 13.04.2020 18:30