Koulibaly nuk është i gatshëm për sfidën e sotme ndaj Interit

Kalidou Koulibaly do të mungojë sonte në përballjen që Napoli zhvillon kundër Interit, në kuadër të Kupës së Italisë.

Senegalezi u kthye javën e kaluar prej lëndimit, ndeshje në të cilën napoletanët e humbën me rezultat 3:2 kundër Lecces.

Pasiqë ka shumë pak kohë që është kthyer, Genaro Gattuso po mendon të mos rrezikojë me inkuadrimin e tij, kësisoji lojtari është lënë në pushim për përballjen që zhvillohet në ”Guiseppe Meazza”.

Me mungesën e Koulibaly, dyshja e qendres së mbrojtjes së Napolit pritet të jetë Kostas Manolas-Nikola Maksimovic, me këtë të fundit që fiton një shans për ta treguar vetën.

Ndeshja Napoli-Inter zhvillohet sonte ne fillim nga ora 20:45, dhe do të këtë edhe përballjen tjetër kthyese që zhvillohen në ’’San Paolo’’.


Shtuar 12.02.2020 14:41