Koronavirusi, Sergio Ramos ka këtë mesazh për fansat (VIDEO)

E gjithë Bota është në luftë me Coronavirusin, që deri më tani ka prekur thuajse 158 mijë njerëz. Futbolli ka thënë “STOP” dhe shumica e shteteve janë të izoluar.

Shumë futbollistë kanë dhënë mesazhet e tyre, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos. Mbrojtësi me anë të një video në rrjetet sociale ka dhënë këtë mesazh:

“Siç edhe thoshte i dashuri ynë Alfredo Di Stefano: ‘Asnjë lojtar nuk është aq i mirë sa i gjithë ekipi bashkë.’ Tani ndodh e njëjta gjë dhe të gjithë jemi një ekip dhe duhet të jemi të bashkuar. Është shumë e thjeshtë, qëndro në shtëpi! Përgjegjësia për të gjithë është në dorën e çdonjërit nga ne. Unë qëndroj në shtëpi!”


Shtuar 15.03.2020 12:45