Kombëtarja kap vlerën e pabesueshme, kuqezinjtë kalojnë Greqinë e Suedinë

Lojtarët e Kombëtares duken në një formë shumë të mirë me ekipet e tyre këtë sezon, ku vlen të theksohet forma e shkëlqyer e Marash Kumbullës me Veronën, apo Gjimshitit me Atalantën, ashtu si edhe Strakosha me Lazion.

Jo vetëm këta, por edhe shumë të tjerë që janë duke shkëlqyer me ekipet e tyre, ku mund të përmendet Manaj që është stërvitur edhe përkrah emrave të mëdhenj te Barcelona.

Pikërisht me të gjithë lojtarët që Shqipëria ka në organikë, kap vlerën e 110 milionë euro.

Me këtë vlerë kuqezinjtë lënë pas duke marrë parasysh grumbullimet e fundit, kombëtare të mëdha si Suedia dhe Greqia, me këta të fundit që tani vlejnë 85 milionë euro.

Pritet që vlera e Kombëtares pritet të rritet deri në fund, duke parë edhe formën e mirë që po kalojnë lojtarët shqiptarë.


Shtuar 17.03.2020 12:54