Klopp në vështirësi: Mos ma përmendni këtë humbje

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka thënë se nuk dëshiron të flasë për humbjen për Watfordit pas humbjes me Chelsea në Carabaoi Cup.

‘The Reds’ pësuan humbjen e parë në Premierligë, kur në udhëtim te Watford u mposhtën 3:0 në fundjavën që shkoi.

Ajo ndeshje i dha fund ndjekjes së rekordit të Arsenalit, që kihste mbyllur një sezon të tërë pa humbje.

“Unë më të vërtetë do të doja të ndalonit së përmenduri atë humbje (kundër Watford)”, ka deklaruar Klopp.

“Ne e merituam të humbnim, sepse ata shënuan dy herë dhe në bëmë dy gabime të mëdha për të dy golat”, shtoi Klopp, kur nisi të flas për ndeshjen e humbur në ‘Stamford Bridge’.


Shtuar 4.03.2020 07:52