Klasikja Roma – Juventus, formacionet e mundshme

Sot në orën 20:45 Roma pret në “Olimpico” Juventusin, një ndeshje shumë e rëndësishme për vetë objektivat e ndryshme që kanë të dy ekipet.

Bardhezinjtë synojnë të rimarrin kreun e kampionatit, ndërsa verdhekuqtë kanë për objektiv rikthimin në zonën Champions.

Sarri nuk do të ketë në dispozicion për këtë takim, Chiellinin dhe Khediran, që mungon prej kohësh, si dhe mesfushorin uruguajan, Rodrigo Bentancur, që është i skualifikuar.

Ndërsa nga ana tjetër, Fonseca do të ketë mungesa më të shumta si Zappacosta, Pastore, Cristante, Santon, Kluivert apo dhe Mkhitaryan.

Më poshtë keni dhe formacionet e mundshme për të dy ekipet:

Roma (3-5-2): Lopez; Cetin, Smalling, Mancini; Florenzi, Diaëara, Veretout, Kolarov; Zaniolo Pellegrini; Dzeko.

Juventus (4-3-1-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Demiral, Alex Sandro; Rabiot, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Ronaldo, Dybala.


Shtuar 12.01.2020 11:11