Kaq do të paguajë Napoli për të siguruar shërbimet e Rrahmanit

Napoli pritet të jetë skuadra e ardhshme e Amir Rrahmanit.

Kartoni i yllit të Kosovës do t’i takojë skuadrës së drejtuar nga Genaro Gatusso.

Lojtari do të nënshkruaj me Napolin që në janar por do të bashkohet me ta vetëm gjatë verës.

Sipas “Di Marzios”, skuadra italiane do të paguaj rreth 14 milionë euro për kartonin e Amir Rrahmanit.

Mbrojtësi nga Prishtina fillimisht do të marr një pagë prej 1.5 milionë euro.

Rrahmani gjatë verës u transferua te Verona nga Dinamo Zagreb për 2.1 milionë euro.


Shtuar 9.01.2020 07:33