Bllokohet pika e kalimit kufitar në Kapshticë

Policia kufitare ka njoftuar se në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, ditën e nesërme datë 5.01.2020 nga ora 6.00 e mëngjesit, deri në orën 23.59 të datës 06.01.2020, nuk dot lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në drejtim të Greqisë, pasi qarkullimi në këtë zonë është i vështirë për shkak të prezencës së akullit në rrugë.

Do të lejohen vetëm autoveturat dhe autobusët që janë të pajisur me zinxhirë. Shoferët që drejtojnë mjetet e tonazhit të rëndë mund të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë deri në normalizimin e situatës.

Njoftimi i policisë:

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë. Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.

Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 4.01.2020 16:24