James Rodriguez i jashtëzakonshëm në debutim, futet në historinë e Premier League

James Rodriguez ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Premierligë me Evertonin.

Ai startoi në fitoren 1-0 kundër Tottenham dhe ishte lojtari më i mirë në fushë.

Kolumbiani, që u ble nga Real Madridi për 25 milionë euro, krijoi pesë raste shënimi për 90 minuta në fushë.

Ai është vetëm lojtari i dytë që në debutim krijon pesë raste, këtë e kishte bërë i pari Alexis Sanchez për Arsenalin në gusht të vitit 2014.

James është ‘i preferuari’ i trajnerit Carlo Ancelotti, i cili drejton Evertonin.


Shtuar 13.09.2020 21:56