“Më thanë nuk i pëlqen brazilianët”, ish-ylli i Manchester United tregon trajnerin më të keq

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rafael e ka cilësuar Louis Van Gaalin si trajnerin më të keq në karrierën e tij, në një intervistë për “The Athletic”.

Braziliani ishte pjesë e Djajvë të Kuq, gjatës kohës sa tekniku holandez ishte në “Old Trafford”.

“Ai është trajneri më i keq që kam njohur ndonjëherë. Kur thanë se Van Gaal do të ishte trajneri i Manchester United, shumë miq më thirrën. Unë nuk mund ta besoja, pasi shumë njerëz më thanë se nuk i pëlqen brazilianët (për shkak të stilit të tyre të lojës). Ata më thanë: “Gjëja e parë që ai do të bëjë është të të largojë. Ishte në të vërtetë gjëja e partë që bëri. Ditën e dytë ai tha: ‘Mund të largohesh’.

“Ai as nuk kishte bërë ende seancën e parë stërvitore dhe e tha atë. Nuk mund ta besoja”, përfundon Rafael.


Shtuar 28.09.2020 16:16