Irani zgjedh trajnerin e Kombëtares, zhgënjehet De Biasi

Gianni De Biasi mbetet sërish pa ekip. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ishte shumë pranë stolit të Iranit, por në fund përfaqësuesja e vendit aziatik ka zgjedhur si trajner të ri Dragan Skocic, duke lënë sërish të papunë italianin me pasaportë shqiptare.

De Biasi, i cili që prej largimit të tij nga Shqipëria ka patur vetëm një eksperiencë të shkurtër tek Alaves në Spanjë, fillimisht u përfol për të marrë drejtimin e Italisë, më pas emri i tij u përmend si trajner i Polonisë, ndërsa tentativa për De Biasin bënë edhe Australia e Ekuadori.

Së fundi ish-tekniku i kuqezinjve ishte shumë pranë stolit të Iranit, por si përfundim edhe përfaqësuesja aziatike zgjodhi një tjetër trajner, duke zhgënjyer për disatën herë Gianni De Biasin.


Shtuar 7.02.2020 10:19