Inzaghi: E duam Muriqin, po punojmë për ta blerë

Vedat Muriqi është shumë pranë kalimit në një nga klubet më të mëdha në Itali.

Sulmuesi i Fenerbahçes e ka pranuar edhe vetë se dëshiron të bëhet pjesë e ekipit
bardhekaltër, por negociatat mes klubeve vazhdojnë dhe ai është disi i acaruar nga kjo situatë.

Megjithatë, mediet italiane raportojnë se Lacio është drejtuar me një ofertë më të lartë dhe Fenerbahçe është bindur ta shesë Muriqin, pas problemeve financiare që klubi po përjeton. Në lidhje me kalimin e Muriqit te Lacio ka folur edhe trajneri i ekipit italian, Simone Inzagi.

Ai shprehet qartë se e do Muriqin dhe tregon se po negociohet për ta afruar në skuadër. Një sinjal i qartë kjo deklaratë e trajnerit se tratativat për “bomberin” janë drejt fundit.

“Jam i lumtur për ardhjen e Pepe Reina. Tani kemi dy portierë të besueshëm dhe impenjimet do të jenë të shumta për të dy. Merkato? Na intereson Muriqi dhe po negociojmë për blerjen e tij“, u shpreh trajneri i Lazios. /vipsport.al/


Shtuar 4.09.2020 19:07