Interi likujdon Ludogortes (VIDEO)

Interi ka mposhtur Ludogorets në Bullgari me rezultatin 2-0. Në ndeshjen hapëse të fazës së nokautit t Europa League, zikaltrtit kanë bërë mjaftueshëm duke u vendosur në një pozicion të favorshëm për ndeshjen e kthimit në San Siro.

Christian Eriksen dhe Alexis Sanchez e kanë nisur nga minuta e parë sfidën, teksa Conte ka zgjedhur të bëjë rotacion dhe të lërë pushim Lukakun dhe disa prej mesfushorëve dhe mbrojtësve.

Pas një pjese të parë të vakët, Interi rrit nivelin pas pushimit dhe heroi i ndeshjes është Christian Eriksen, i cili ka shënuar golin e parë si zikaltër në minutën e 71′ të takimit.

Pak më pas ai ka qenë i pafat sepse ka goditur shtyllën. Një fitore e rëndësishme për italianët që kanë gjetur golin e dytë në fund me penalltinë e shënuar nga Romelu Lukaku.


Shtuar 20.02.2020 20:02