Infektohet me koronavirus legjenda e futbollit turk, dërgohet në spital

Ish-portieri i Barcelonës dhe kombëtares turke, Receber Rustu ka rezultuar pozitiv në testet e bëra për koronavirusin.

46 vjeçari ka qenë lojtar i skuadrave si Barcelona, Fenerbahce, Besiktas e Antalyaspor.

Rustu së fundmi raportohet të jetë dërguar në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë.

Receber mbanë rekordin për më së shumti paraqitje me kombëtaren e Turqisë (120), për më shumë se dy dekada që i kaloi mes dy shtyllave, për kombëtaren e tij.


Shtuar 28.03.2020 21:49