Idrizi: Flamurtari nuk falimenton, pres 2 lojtarë nga Milani! Dy palët nuk dinë të dialogojnë për Ligjin

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, insiston se klubi i Flamurtarit nuk do të falimentojë dhe për më tepër se po punon që të kthejë përsëri skuadrën aty ku duhet.

Në një interviste për “Supersport”, kreu i vlonjateve pranon se klubi është mbrapa në krahasim me atë që duhej të bënte, por ndërkohë po bën edhe merkato.

“Falimenti, të paktën sa jam unë, nuk është pikë zgjidhje. Dikush më pyeti a mos është më mirë nëse shpallim falimentin. Absolutisht jo! Flamurtari nuk do të shpallë falimentin.

Për ligjin e sportit jam i sigurt që tani është i pakthyeshëm, të dyja palët nuk dinë të dialogojnë. Dhe meqë ra fjala me datë 24 shoku Edvin Libohova ka bërë një thirrje për aktorët e Ligës që të mblidhen bashkë të flasin për ligjin e sportit, Nuk e kuptoj se pse nuk e lënë të hapur. I bëjë një ftesë mikut tim Libohova ta bëjmë të hapur këtë, ta kuptojmë se ku kemi ngelur.

Në këto momente, nga ana tjetër e aeroportit janë duke ardhur dy lojtarë nga Milani. Po bëjmë atë që duhet të bëjmë në këto momente, jemi shumë të vonuar por po bëjmë atë që duhet të bëjmë”, tha Idrizi.


Shtuar 19.01.2020 22:56