I ngacmoi gruan, trajneri e grushton keq (VIDEO)

Në Superligën e basketbollit në Kinë ka ndodhur një ngjarje e rrallë.

Trajneri Memi Becirovic ka qenë protagonist i një incidenti të rrallë derisa një tifoz kinez po ofendonte Lance Stephensonin, ish lojtarin e ligës NBA tani pjesë e ekipit te Becirovicit si dhe gruaja e trajnerit.

Tifozi fillimisht ofendoi dhe me pas shtyu gruan e trajnerit.

Kjo mjaftoi që Becirovic të shkojë të përballet fizikisht me tifozin e pasjellshëm.

Për fat të mirë përleshja fizike dhe incidenti i madh u shmang shumë shpejt.


Shtuar 3.01.2020 18:22