Humbi ndeshjen me Leipzig për shkak të koronavirusit, del përgjigja e testit të dytë për yllin e Atleticos

Angel Correa ka rezultuar negativ për koronavirusin, në testin e dytë që ka bërë.

Futbollisti i Atletico Madrid, kishte rezultuar pozitiv në testin e kryer para çerekfinales ndaj Leipzig, duke humbur ndeshjen ndaj gjermanëve, në të cilën “Los Colchoneros” u mundën me rezultatin 2-1.

Lajmi është dhënë nga gazeta spanjolle “AS”. E rëndësishme tani është që Correa do të jetë në dispozicion të trajnerit Diego Simeone për fillimin e La Ligas (12 shtator).

Me Covid-19 te skuadra e Atletico Madrid rezultoi edhe futbollisti kroat Sime Vrsaljko.


Shtuar 19.08.2020 13:03