Hertha Berlin shfaq interes për sulmuesin e Milanit

Piatek duket i vendosur për tu larguar nga Milani. Kuqezinjtë prej kohësh po shqyrtojnë ofertat për polakun.

Sipas Sky Sport Italia, ekipi gjerman i ka propozuar një ofertë 27 milionë eurosh plus bonuse ekipit italian.

Pas ardhjes së Zlatan Ibrahimovic, hapësirat për sulmuesin janë pakësuar, ashtuqë lojtari ka qenë mjaft i përfolur për një largim nga Rossonerët, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, lojtari ende nuk e ka dhënë dritën e gjelbërt për një transferim të tillë.

Piatek u ble nga Genoa janarin e kaluar për një shifër prej 35 milionë eurosh, por paraqitjet e tij ishin larg pritshmërive sidomos këtë edicion.


Shtuar 29.01.2020 15:01