Aksidenti në Koplik, gruaja që humbi jetën ishte këmbësore

Një grua ka gjetur vdekjen ditën e sotme në fshatin Zagorë.

Ajo është marrë para nga një automjet i cili ka dalë nga rruga në aksin rrugor Kolpik-Dedaj.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.01.2020 ora 15:00, në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, duke qene në drejtimin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, banues në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetase, ende e pa identifikuar (këmbësore).

Drejtuesi i mjetit po dërgohet per ndihmë mjeksore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër,

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 29.01.2020 15:03