Goditi me kokë portierin, përjashtohet për 1 vit gjyqtari

Një arbitër italian është përjashtuar për 1 vit nga aktivitet futbollistike për shkak se goditi një portier me kokë.

Gjyqtari Antonio Martinelo u acarua me porterin e Borgo Molianos Mateo Kiçoli teksa ky i fundit po i kërkonte shpjegime se përse e përjashtoi nga takimi i datës 1 shkurt në kategorinë inferiore të futbollit italian midis Borgo Molianos dhe Montones.

Të dy debatuan në dhomat e zhveshjes dhe gjyqtari Martinelo e goditi me kokë futbollistin Kiçoli duke i shkaktuar plagë. Portieri është dërguar në spital për t’u mjekuar, ndërsa ditën e sotme Federata Italiane e Futbollit vendosi të përjashtonte për 1 vit arbitrin Martinelo.


Shtuar 11.02.2020 21:01