Gjigandët europian në garë për mbrojtësin e Leipzig

Dayot Upamecano është një nga lojtarët e rinj më të kërkuar në merkato, sa i përket repartit të mbrojtjes. Lojtari i Leipzigut ndiqet nga ekipet më të mira të Europës, mes të cilave Manchester City, Barcelona apo Arsenali.

Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë 21-vjeçari francez, duke i hapur rrugë një largimi nga gjermanët në fund të këtij sezoni. Megjithatë, mbrojtësi është treguar i kujdesshëm, duke deklaruar se për momentin është i përqendruar vetëm te klubi i tij aktual dhe se nuk mendon aspak për merkaton. Upamecano u transferua te Leipzigu në janar të vitit 2017 nga austriakët e Salzburgut për shifrën e 5 milionë eurove. Ai ka një kontratë deri në qershor 2021 me klubin nga Bundesliga.


Shtuar 18.02.2020 12:24