Gjigandët anglez i prishin punë Barcelonës, interesohen për Martinez

Me ardhjen e Ronald Koeman në krye të stolit të klubit katalanas mendohej se negociatat mes dy klubeve do të ishin të suksesshme, pasi trajner holandez ka dhënë pëlqimin e tij për sulmuesin argjentinas. Drejtuesit e klubit blaugran e kanë vënë 23 vjeçarin në krye të listës së afrimeve.

Mirëpo së fundmi një pengesë e madhe ka dalë për presidentin, Josep Bartomeu. Sipas “The Sun” , Manchester City po bënë gjithçka për të dalë përpara klubit spanjoll. Duke kërkuar një zëvendësues të Sergio Aguero, “Qytetarët” thuhet se janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lojtarit.

Sipas medias angleze, Pep Guardiola e do me patjetër Lautaron në skuadër, pasi e sheh si zëvendësuesin ideal të Agueros që është në vitet e fundit të karrierës (32 vjeç).

Martinez ka shënuar 21 gola në 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Interit.


Shtuar 22.08.2020 21:07