Gattuso i kënaqur me skuadrën: Duhet ta respektojmë çdo kundërshtar si Interin

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso është shprehur i kënaqur me skudrën pas fitores minimale në San Siro përballë Interit e vlefshme për gjysmë fialen e Kupës së Italisë.

Italiani dëshiron që skuadra e tij të tregoj të njëjtin respekt edhe me kundërshtarët e tjerë.

Napoli nuk e kishte mposhtur kurrë Interin në udhëtim në Kupën e Italisë, duke barazuar një herë dhe duke pësuar tri humbje, por goli i mrekullueshëm i Fabian Ruiz e bëri dallimin mbrëmjen e së mërkurës në San Siro.

Është e jashtëzakonshme sesi Napoli u mposht nga Lecce në shtëpi pasi i kishte mposhtur Juventusin dhe Lazion.

Prandaj Gattuso kërkon nga lojtarët e vet të tregojnë respekt edhe ndaj ekipeve më të vogla.

“Kur luan kundër një ekipi të fortë siç është Interi, duhet ta respektosh dhe të japësh më shumë nga vetja. I përgëzojë djelmoshat e mi, por unë gjithmonë e dua të njëjtën qasje, sepse i kemi edhe 17 ndeshje. Duhet ta respektojmë çdo kundërshtar dhe të luajmë me konceptet që i ushtruam gjatë kësaj jave”, tha Gattuso.

Ndeshja e kthimit mes Napolit dhe Interit do të zhvillohet më 5 mars në San Paolo.


Shtuar 13.02.2020 08:19