Futbollistët “zhduken” kur dhe lama vrapon pas topit (VIDEO)

Një ndeshje e futbollit anglez gjatë ditës së shtunë është ndërprerë nga një vizitor i pazakontë. Një lama e llojit Alpaca ka hyrë në fushën e sportit duke kërkuar që edhe ai të behej pjesë e ndeshjes.

Loja e Carlton Athletic kundër Ilkley Town në West Yorkshire u ndërpre për 15 minuta pasi lama nga një fermë ngjitur me fushën hyri brenda saj.

Janë bërë shumë përpjekjet për ta nxjerrë jashtë lamën, por është dashur vetëm mbërritja e pronarit që ‘adhuruesi I futbollit’ të linte fushën.

Pronari i Oscar Jill Howell tha për BBC se ai “absolutisht e adhuron futbollin”.

Nuk dihet nëse lama ka lënë mbresa që ndonjë ekip futbolli të fillojë proceduarat e blerjes dhe ta bëjë ‘lojtarin’ më të ri të skuadrës por episodi i ndodhur ka shkaktuar të qeshura dhe humor gjatë ndeshjes.


Shtuar 22.09.2020 10:28