Fund dramatik për skuadrën e tij, Gasperini: Ishim shumë afër, shumë afër

Gian Piero Gasperini beson se detajet e vogla e kanë vendosur ndeshjen që skuadra e tij e humbi 2:1 kundër PSG-së.

Atalanta po avanconte që nga pjesa e parë e PSG-së, por lëshoi mundësinë për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi pranoi dy gola në fund të ndeshjes.

Të lidhura

None found

Trajneri italian pas ndeshjes fillimisht ka falënderuar futbollistët e tij, për një sezon fantastik që dhuruan.

“Unë vetëm mund t’i falënderoj lojtarët e mi. Ishim shumë afër, shumë afër. Detajet bëjnë diferencën në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Gasperini.

“Disa pjesë të caktuara, disa momente, situata momente që përcaktojnë se kush shkon tutje e kush jo”.


Shtuar 12.08.2020 22:00