Milani pret ne shtëpi Atalantën ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serinë A.
Pritet të jetë një ndeshje shumë e bukur nga të dyja skuadrat, të cilat tashmë kanë arritur edhe ato objektiva që kishin së fundmi, për Milanin kualifikimi në Ligën e Europës dhe për Atalantën kualifikimi në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve për këtë sezon, përfundoi me fitoren e thellë të bergamaskëve me rezultatin 5-0 dhe për këtë arsye në ndeshjen e sotme kuqezinjtë në Një farë mënyre do të kërkojnë edhe një hakmarrje.
Formaciont zyrtare:
Milani (4-2-3-1): Donnarumma; Kalabria, Kjaer, Gabbia, Laxalt; Kessie, Biglia; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.
Atalanta (3-4-2-1): Gollini; Toloi, Caldara, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Malinovskyi, Gomez; Zapata.